Demarkacioni të hënën në Kryesi të Kuvendit

Postuar: 11/01/2018 - 17:36

   Komisioni për Punë të Jashtme do mblidhet të hënën për të diskutuar versionin aktual të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Po, të njëjtën ditë, kjo marrëveshje do t’i dërgohet për shqyrtim Kryesisë së Kuvendit.

Nënkryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj, ka thënë për Gazetën Express, se komisioni tashmë ka caktuar agjendën.

“Të hënën në komisionin parlamentar për punë të jashtme është në rend dite marrëveshja e demarkacionit”, ka thënë Kadrijaj.

Deputetja e AAK-së, po ashtu ka bërë të ditur se deputetët e partisë së saj, qëndrojnë prapa vendimit për të mos e  mbështetur versionin aktual të demarkacionit.

“AAK nuk ka ndërruar qëndrim, do të votojmë kundër kësaj marrëveshjeje”, ka thënë ajo.

Më tej, Kadrijaj thotë se pas procedurave në Komisionin për Punë të Jashtme marrëveshja do procedohet për në Kryesi të Kuvendit hënën.

Në të njëjtën ditë, siç ka mësuar Gazeta Express mblidhet edhe Kryesia.

Por, megjithatë Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, nuk mund të shkojë në Kuvend të njëjtën ditë e as gjatë javës.

Në mbledhjen e parë të kryesisë pas pushimeve dimërore, pritet të diskutohen pikat e ditës të cilat kanë mbetur peng nga viti i kaluar për t’u hedhur në votim  të enjten, ditën kur do mbahet seanca e parë për këtë vit.

Marrëveshja e Demarkacionit, sipas Rregullores së Kuvendit, mund të jetë në rend dite vetëm nëse mblidhen 40 nënshkrime dhe vendoset që kjo çështje të hyjë në rend dite me seancë të jashtëzakonshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kosova nuk do ta lejojë Serbinë të përfshihet në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviç.

Sharafedin Sylejmani, ish-kryetari i komunës së Prishtinës, ka ndërruar jetë të mërkurën mbrëmë në moshën 87-vjeçare.

Një ditë pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç, një politikan tjetër është i kërcënuari i radhës

   Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dënuar vrasjen e Oliver Ivanoviçit dhe ka bërë thirrje që kjo vepër të mos përdoret nga a

   Lideri i Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviç, është qëlluar për vdekje sot në mëngjes në pjesën veriore të Mitrovicës, ndërsa vetëm

   Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka siguruar përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Fede

Serbia është duke përgatitur një plan sekret për trazira në Kosovë gjatë vitit 2018.

Oliver Ivanoviç u vra sot në Mitrovicë teksa po hynte në zyrat e partisë së tij. Ai u qëllua me 4 plumba nga një autor ende i paidentifik

Serbia pritet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare rreth mesditës pas vrasjes në Mitrovicë të Oliver Ivanoviç, liderit të serbëve në

   Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë ditës së sotme është nisur për në Gjermani për trajtim të sëmundjes me të cilën ai po ba