DETAJET/ Si u plagos vëllai i deputetit, ç’ndodhi mes tij dhe autorit

Postuar: 20/01/2018 - 08:40

   Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbëmë në Komoran. I plagosuri, Islam Selimi ka marrë lëndime nga arma e zjarrit dhe është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente të QKUK-së në Prishtinë.

Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar edhe deputeti Rexhepi.

“Po, është vëllai im. Nuk i di rrethanat, pasi që ndodhem jashtë Kosovës”, ka thënë ai.

Islam Selimi, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes në Kuvend, Rexhep Selimi ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Komoran të Drenasit, të premten në mbrëmje.

Burimet nga vendi i ngjarjes i kanë treguar KTV-së se Selimi i ka shkuar në shtëpi Xhevat Nuhës dhe mes tyre ka pasur përplasje fizike.

Nuha më pas e ka përdorur armën duke e plagosur Selimin, i cili ka marrë trajtim mjekësor në QKUK.

Policia e Kosovës e ka arrestuar Nuhën në vendin e ngjarjes. Motivet e përplasjes nuk dihen ende. Express

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe do të formohet sipas ligjeve të Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme kosovare ka ndërshkaur të gjithë misionin diplomatik në Kanada, duke mos i dërguar buxhet në fund të vitit

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të sjellë deri te njohja e Kosovës si shtet të pavarur nga ana e Serbisë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka kërkuar nga institucionet izraelite që të njohin pavarësinë e Kosovës.

Në orën 07:00 ka nisur takimi i kryeministrit Ramush Haradinaj me zëvendësministrat e qeverisë së tij.

Nuk do të jetë e largët dita kur Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, thonë përfaqësuesit politikë në Prishtinë.

   Radhët e gjata kanë shkuar deri në thellësi të Vermicës në doganën e Kosovës. Rrëmujë është krijuar edhe nga kamionët në radhë.

Kisha Ortodokse Serbe ka përsëritur qëndrimin e tyre në lidhje me statusin ligjor të Kosovës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e aktorit kosovar Mensur Safqiu.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka zgjedhur të flas përmes “Facebook”-ut për takimin e tij në Berlin me kancelaren gjermane Angela Merk