Pak ditë na ndajnë nga 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, e kreu i qeverisë mori vendimin e zëvendësimit të flamurit kombëtar me atë shtetëror te rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës. Por duket se vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj, është pritur me zemërim të madh në Kosovë.

Në një video (kliko këtu për të parë videon) të publikuar në rrjetet sociale, shihet se në shenjë revolte disa persona në qytetin e Gjilanit, të cilët e kanë mbuluar fytyrën, i kanë vënë flakën flamurit të Kosovës.

"Në Gjilan shqiptarët kundërpërgjigjen; djegin flamurin mavi mavi. Kushdo që qon dorë në flamurin tonë kombëtar do të përballet me bijtë e Gjergj Kastriotit dhe Adem Jasharit", thuhet në komentin që shoqëron videon.