Djalit të prokurores i sekuestrohet një pistoletë në makinë

Postuar: 18/03/2018 - 08:41

   Në një raport të policisë së Kosovës thuhet se Ernest Lumezit, djali i prokurores së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Merita Lumezi, i është konfiskuar një pistoletë pa leje.

Raporti sqaron se pas një kontrolli i cili është kryer rreth orës 17 e 10 minuta në veturën ‘BMW’ të Lumezit është gjetur një revole 6.35 mm me një fishek.

Vetura kishte qenë e parkuar, ndërsa pronari sipas raportit ishte paraqitur pak minuta pasi policia e kishte identifikuar makinën.

Raporti i policisë sqaron se Lumezi është lënë i lirë me urdhër të prokurorit kujdestar, ndërsa nuk ka pasur urdhër për bastisje në shtëpinë e tij. Prokurori i rastit Enver Krasniqi i ka konfirmuar Kallxo.com se kanë iniciuar një rast për armëmbajtje pa leje.

“Kemi shumë telefonata, por në bazë të veprës kur janë në automjete shkojmë në procedurë të rregullt. Në bazë të veprës e di që kom inicuar rast”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se nuk është në dijeni që personi të cilit i është gjetur arma në makinë ishte djali i koleges së tij Merita Lumezi, ndërsa ka thënë se në raste të tilla nuk zhvillojnë bastisje në shtëpitë e të dyshuarve.

Prokurorja Lumezi ka thënë se nuk ka informacione se djalit të saj i është gjetur ndonjë armë.
“Nuk kam informacion për këtë gjë”, ka thënë Lumezi. Ajo nuk ka pasur përgjigje edhe në pyetjen nëse Prokuroria e Prishtinës duhet të vazhdojë të merret me këtë rast

“Të lutem nuk po dua të përgjigjem asgjë, sepse nuk kam asnjë informacion”, ka thënë Lumezi.
Kryeprokurori i Prishtinës Imer Beka ka konfirmuar se kanë informacione se djalit të prokurores i është konfiskuar një revole.

“Po është e vërtetë që është konfiskuar dhe i dyshuari është lënë në procedurë të rregullt. Ne jemi të njoftuar se është djali i prokurores por ne do të bënim padrejtësi nëse do e mbanim në paraburgim për shkak se deri më tani praktika na tregon që në rast se revolja nuk përdoret të dyshuarit dërgohen në procedurë të rregullt”, tha ai.

Beka ka shtuar se ditëve në vijim do e diskutojnë nëse prokuroria e Prishtinës do vazhdoj me hetimin e këtij rasti apo do kërkojnë që ai të delegohet në një prokurori tjetër për shkak se nëna e të dyshuarit punon në këtë prokurori. /Kallxo.com

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Krimi i organizuar, por edhe korrupsioni, vazhdojnë ta pengojnë zhvillimin e Kosovës, vlerësojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe njoh

Departamenti amerikan i shtetit thotë se problemet kryesore të të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë vitit 2017 ishin sulmet ndaj gazeta

   Dy fëmijë shqiptarë që jetojnë në Gjermani rezultojnë të zhdukur dhe policia është vënë në kërkim të tyre.

Njëri ndër radarët e Aeroportit të Prishtinës është rregulluar për vetëm 80 euro, duke i shpëtuar kështu rreth 8 milionë euro aeroportit.

Transparenca rreth burimeve dhe shpenzimeve financiare të partive politike në Kosovë, vazhdon të mbetet kërkesë e Komisionit Evropian, e

   Më shumë se 80 deputetë të Kuvendit të Kosovës besohet se posedojnë armë.

EULEX ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave që dyshohen se kanë ushtruar ndikimin e tyre që në këmbim të pagesave deri në 1 mijë eur

Është e pabesueshme se me çfarë fjalori flasin deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe kryesisht kryetari Kadri Veseli.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për televizionin serb “Happy”, citohet të ketë thënë se politika e jashtme e

   E njohur pak në vendlindje, Valentina Tufina kishte pushtuar botën me kokainën që e testonte në laboratorin e saj në Shqipëri dhe e nj