Dy fëmijë shqiptarë që jetojnë në Gjermani rezultojnë të zhdukur dhe policia është vënë në kërkim të tyre.

Mediet gjermane bëjnë me dije se dy djemtë nga Kosova, Qendrim Nimanaj (13 vjeç) dhe Leotrim Nimanaj (11 vjeç).

Fëmijët u zhdukën papritur pasi i thanë nënës se do shkonin në shkollë, por nuk arritën atje.

Familja e tyre jeton në Leipzig. Dy të miturit ishin nisur për në shkollë, por nuk mbërritën kurrë. Të paktën kështu ka deklaruar në polici mamaja e tyre.

Autoritetet kanë kërkuar edhe ndihmën e banorëve, që të japin informacione rreth vendndodhjes së dy fëmijëve.