Gjykata e Apelit lë në burg Albin Kurtin dhe përfaqësuesit e Vetëvendosjes

Postuar: 07/12/2017 - 12:16

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka refuzuar si të pabazuar ankesën e avokatit mbrojtës të të akuzuarit Albin Kurti, kundër aktvendimit mbi caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji, të nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 27.11.2017.

"Albin Kurti së bashku më Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli akuzohen për veprën penale "Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375 paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës dhe Veprën penale: "Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare" nga neni 409 i te njëjtit kod. Kolegji profesional prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, ka vlerësuar se pretendimet ankimore të mbrojtjes janë të pabazuara, ngaqë sikur del nga shkresat e lëndës, të akuzuarit Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi me 26.11.2017, e kanë shkelur masën e arrestit shtëpiak, të caktuar nga ana e Gjykatës së Apelit më 25.11.2017. Ndaj sipas Gjykatës së Apelit, Gjykata e Shkallës së Parë ka vepruar drejt, kur u ka caktuar masën e paraburgimit, konform dispozitës se nenit 183 paragfai 5 lidhur me nenin 187 paragrafi 3 të Kodit të Procedurës Penale", thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se Kosova dhe Maqedonia kanë të ardhme evropiane.

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka arritur në Kosovë. Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga Garda Ceremoniale e FSK-së.

   Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova ka Kushtetutën më moderne në Evropën Juglindore, e cila mbështet të drejtat e të

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka dhënë 10 ditë ultimatum banorëve të fshatrave Shipitullë dhe Hade, në komunën e Obiliqit,

20 efektivë të policisë kanë përfunduar në spital, për shkak të një zjarri që kishte rënë në një ndërtesë.

Bashkëshortja e aktorit Blerim Peci, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm nuk ka fjalë të përshkruajë dhimbjen e madhe nga kjo ndarje e

Sot ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare aktori i njohur kosovar, Blerim Peci.

   Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Radishevë të Skenderajt, ku një person ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka plagosur

   Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Aida Dërguti ka reaguar përmes një statusi në Facebook, pas publikimit të disa mesazheve

   Mediat në Kosovë kanë publikuar disa mesazhe ofenduese në ‘Viber’ në adresë të deputetes së Vetëvendosjes Albin Kurti.