Haradinaj flet për pajtimin me Serbinë e njohjen reciproke

Postuar: 09/06/2018 - 19:59

   Kryeministri Ramush Haradinaj në një aktivitet partiak të AAK’së foli për dialogun. Theksoi se përmbyllja e luftës me Serbinë bëhet atëherë kur të dy palët njohin njëra-tjetrën.

Kreu i Qeverisë ka deklaruar se njohja e Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë dhe kjo është në interes të vendit dhe se nuk duhet të frikësohemi për t’u ulur në tavolinë dhe për të përmbyllur njohjen.

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë Kuvendit të punës së Aleancës së të rinjve të Kosovës, ku ndër të tjera ka thënë se këtë vit Kosova do të ketë liberalizimin e vizave, ushtrinë, si dhe do të anëtarësohet në Interpol.

“Ne pa u njohur me Serbinë e kemi të vështirë me i përmbyll proceset tona, për shkak se me Serbinë është hapur një luftë. Ajo luftë është mbyllur me ndërprerjen e luftimeve në 99-tën, sot shënohet ajo ditë, pikërisht sot. Sot është përvjetori i ndërprerjes së luftimeve, por përmbyllja e luftës është atëherë kur të dy palët në luftë njohin njëra-tjetrën. Ato palë që kanë luftuar, sikurse e ka njohur Serbia-Kroacinë, Bosnjën, kjo do të ndodhë edhe në mes Kosovës dhe Serbisë, është interes i yni dhe kësaj nuk duhet t’i frikësohemi. Me u ulë në tavolinë si Kosovë, me përmbyllë njohjen”, tha ai.

Që kjo njohje të ndodhë, Haradinaj tha se duhet të japim diçka nga ajo që nuk kthehet e që duhet të kalohet mbi dhimbjen për më të dashurit që janë vrarë në luftë.

“Çka duhet të japim na që të ndodhë njohja, fatkeqësisht e them duhet të japim nga ajo që nuk kthehet, nga ajo që nuk kompensohet, nga ajo që nuk krahasohet me kurrgjë tjetër, duhet të kalojmë mbi dhimbjen tonë për më të dashurit që si kemi, që na janë vrarë në luftë. Bëhet fjalë për plot civil të pambrojtur, për Krushën, për Mejën, për Studimen, e për plot vende të tjera në Kosovë që i kemi. Pse e thash këtë se duhet ta japim, pra ne duhet të njihemi, duhet të pajtohemi me ata që po njihemi si dy shtete me punuar, kjo është edhe një lloj falje, por nuk është falje ligjore”, ka thënë ai.

Kreu i Qeverisë ka folur edhe për liberalizimin e vizave, ku tha se liberalizimi i vizave është punë që po mbërrin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, ka dhënë dorëheqje para dy ditësh nga Prokuroria.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka njoftuar se sot është detektuar prania e virusit të Nilit Perëndimor te pacienti i sh

   Që kosovarët vazhdojnë të festojnë me shthurje të skajshme tregojnë edhe incidentet nga ato me armë, që kanë marrë edhe jetë dasmorësh

   Pjetër Nrecaj, përveç dhunës sistematike që ushtronte ndaj gruas së tij, i kishte marrë nga nëna fëmijët pa miratimin e asnjë instituc

   Shtëpia e braktisur në hyrje të fshatit Bradash të Komunës së Podujevës po u ngjall frikën banorëve të këtij fshati.

   Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka dënuar sulmin që ka ndodhur sot në orët e pasdites ndaj objektit të Ambasadës

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se thirrjet për ndryshim të kufijve të Ballkanit mund të sjellin destabilizim.

   Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur se ka kërkuar korrigjimin e kufirit

Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin retorikën negative dhe të punojnë së bashku për një mar