“I forti” me Range Rover tenton të çajë postbllokun, arrestohet në Prishtinë

Postuar: 01/02/2018 - 10:41

Dita e parë e ndalimit të qarkullimit në qendër të Prishtinës duket se nuk ka shkuar edhe aq mirë siç ishte planifikuar.

Komuna e Prishtinës ka vendosur nga dje që në qendër të qytetit të ndalohet qarkullimi për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit dhe për këtë, po i asiston edhe Policia.

"Gazeta Express" ka mësuar nga dëshmitarë nga vendi i ngjarjes se dje, rreth orës 19:00, ka ndodhur një rast i tentimit të kalimit të kordonit policor.

Makina "Range Rover", ishte ndaluar te pjesa që njihet si "rrethi i Amadeusit", pasi paraprakisht kishte hyrë në tejkalim të kolonës dhe ka vozitur në shiritin e kundërt, në mënyrë që të hyjë në rrugën e bllokuar.

Pasi ishte ndaluar nga policia, i dyshuari nuk i ishte bindur urdhrave të zyrtarit policor dhe madje ka tentuar që të kalojë bllokadën, duke i shkelur konat që janë vendosur si pengesë nga Policia.

Rastin për "Express" e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

"Rreth orës 19:00 në rrugën "Ahmet Krasniqi" për mos respektim të urdhrave të policit është arrestuar një person. Ndaj tij është hapur rasti pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. L.Sh 1996 shtetas i republikës së Kosovës", ka thënë Ahmeti. I riu është ndaluar për 48 orë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Mëngjesin e së hënës në shtëpinë e Ismet Zekës, në lagjen ‘Dardania’ të Gjilanit, kishin zbarkuar njësitet policore, të shoqëruar nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Kolovicë” në Prishtinë.

   Nga Veton Surroi

Si u bë Kosova mesdhetare dhe si po bëhet një pompë e madhe derivatesh.

Pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit Ramush Haradinaj.

   Një i ri ka mbetur i vdekur në Ferizaj nga një përleshje që ka ndodhur mes disa personave.

   I bllokuar edhe për javë të tjera do të mbetet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Teksa të gjithë po festojnë Bajramin, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po kalon momente të vështira.

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin e mëhershëm, për pezullim të vendimit për ngritjen e pagave të zyrtarëve shtetërorë.

Deputetja e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Jelena Bontic, i prin listës së njerëzve më të pasur në Institucionet e Kosovës ku ajo ka

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se pret që Ukraina t’i njohë pasaportat e Kosovës deri në fund të