Ish-kandidatja për asamblenë në Gjilan nga radhët e AAK ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e saj në qytetin e Gjilanit në Kosovë.

Xhylie Hajdari ka qenë kandidate për asamblenë e AAK në vitin 2013, ndërsa punonte në Spitalin rajonal të Gjilanit.

Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani.

“Mund t’ju konfirmoj se një femër shtetase e Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer vetëvrasje”-ka thënë Hashani. Аi ka shtuar se policia është duke e hetuar rastin për të zbardhur shkaqet.