“Ushtria e Kosovës do të jetë një forcë ushtarake mbrojtëse moderne që do të reflektoje dëshirën tonë që të jemi pjesë e familjes euroatlantike. Ne do të bëjmë të pamundurën që ky proces të jetë sa me gjithëpërfshirës dhe sa me konsensensual të jetë e mundur, por askush nuk do të ketë fuqinë e vetos mbi të”, tha Vlora Çitaku, Ambasadore e Kosovës në SHBA.

Me këto fjalë ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu drejtua Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke bërë të ditur se tashmë ligji dhe kushtetuta vepron në të gjithë territorin.

Çitaku kërkoi përfundimin e misionit te UNMIK pasi në Kosovë tashmë veprojnë institucionet e saj qeverisëse.

Në kundërshtim të plotë me deklaratën e Çitakut, zv/kryeministri serb Daçiç tha se ushtria e Kosovës do të ishte kërcënim për sigurinë e serbëve që jetojnë aty dhe rajonin. Daçiç tha se njohja e Kosovës ka hapur ‘kutinë e pandorës’ duke motivuar rajone të tjera separatist ne botë.

Kryeministri Rama ka marrë vlerësimin e shefit të UNMIK Zahir Tanin për qëndrimin e tij ndaj dialogut të brendshëm që ka nisur presidenti serb, Vuçiç në lidhje me Kosovën. /Klan Plus/