Kuvendi i Kosovës, i mbledhur në një seancë për miratimin e demarkacionit me Malin e Zi, ka shkuar në një pauzë të detyruar pasi disa deputetë hodhën gaz lotsjellës në sallë.

Kuvendi rinisi sot në orën 11:00 seancën, ku kërkohej miratimi i marrëveshjes së demarkacionit kufitar me Malin e Zi. Seanca fillimisht nisi dje në orën 16:00, por u shty për të martën për shkak të pamundësisë për të arritur 80 votat e nevojshme për miratimin e saj.

Votat e nevojshme vijojnë të mos jenë të siguruara, por shpresat janë tek rrjedhja e votave nga Vetëvendosja dhe Lista Serbe. Ratifikimi i marrëveshjes ka dështuar më shumë se 4 herë në Kuvend.