Kanë rinisur në Bruksel bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Çështjet kyçe që ndajnë Prishtinën dhe Beogradin janë Asociacioni i komunave me shumicë serbe, Energjia dhe lëvizja e lirë.

Gjatë javës negociatat do të mbahen në nivel ekspertësh, ndërsa të premten pritet të zhvillohet një takim mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiç, takim i konfirmuar nga vetë presidenti serb.