Ultranacionalisti serb, Vojisllav Sheshel, tha se nuk do t’i ndjekë seancat dëgjimore javën e ardhshme, përpara Gjykatës së Hagës ku akuzohet për Krime Lufte.

Sheshel tha të enjten se “kurrë nuk do të kthehet në Hagë vullnetarisht”, raporton AP.

Gjykata në Hagë e ka liruar atë vitin e kaluar nga akuzat për krime lufte, gjatë luftërave në Ballkan në vitet 1990, por prokurorët e kanë apeluar vendimin.

Prokurorët fillimisht e kanë akuzuar Sheshelin për krime, përfshirë persekutim, vrasje dhe tortura në luftërat në Kroaci dhe Bosnje.

Sheshel ka kaluar vite në paraburgimin e gjykatës, pasi është dorëzuar në vitin 2003. Sheshel, i cili udhëheq Partinë Radikale Serbe, është anëtar i Parlamentit të Serbisë.