Sulm drejtorit të Krimeve Ekonomike, Prokurorja pendohet për hetimin

Postuar: 21/02/2018 - 08:55

Pa kaluar as 24 orë që kur Prokuroria e Prishtinës e kishte cilësuar si të dyshuar për sulm fizik drejtorin e Krimeve Ekonomike, Nazim Sahiti, ky institucion ishte bërë pishman, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një ditë pas ndërrimit të cilësimit nga dëshmitar në të dyshuar, prokurorja e rastit, Rukije Shasivari, kishte thënë se “ka qenë e ndikuar” për ta cilësuar si të dyshuar, pasi që ajo nuk ishte e sigurt nëse Sahiti ishte përfshirë në rrahjen e drejtorit të PTK-së, Agron Mustafa.

Videoja nga kjo rrahje është bërë publike. Aty shihet qartë forca që e kishte përdorur Sahiti. Por në shkresën e Prokurorisë së Shtetit, të cilën e ka gazeta, prokurorja ka deklaruar se “nuk është e sigurt nëse Sahiti është i dyshuar”.

Një shkresë e tillë e ka pasivizuar Inspektoratin Policor të Kosovës që të marrë masa ndaj Sahitit. Edhe pse ligjërisht IPK-ja nuk është e obliguar të marrë autorizime nga Prokuroria për të rekomanduar masa ndaj një zyrtari policor, ushtruesja e detyrës se IPK-së, Miradije Kelmendi, nuk i ka zbatuar kompetencat e saj ligjore duke u bazuar në dyshimet e prokurores.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Presidenti i Republikës se Kosoves, Hashim Thaçi e ka hequr fjalën kompromis kur ka folur për raundin e parë të dialogut për marrëvesh

   Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve ka thënë se pretendimet e Serbisë, se shtetet po ia kthejnë shpinën Kosovës, ja

Komunitetit LGBT i është ndaluar dhurimi i gjakut në kuadër të javës së dhurimit të Gjakut.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

   Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas fitores dramatike të Zvicrës kundër Serbisë, ku golashënues ishin Xhaka dhe Shaqiri

   Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka marrë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për fillimin e procedurave për aplikimin

Ndeshja e sotme e Botërorit, Serbi-Zvicër nuk do të mbajë të mbërthyer pas ekranit vetëm zviceranët, por mbështetës të kësaj skuadre do t

   Hashim Thaçi deklaron se ka ardhur koha për një marrëveshje historike me Serbinë.

Autoritetet në Prishtinë besojnë se Kosova këtë vit do të bëhet anëtare e organizatës policore ndërkombëtare, INTERPOL.

   Në Kosovë këtë vit janë paraqitur dy raste me sëmundjen e malaries.