Telashe me bankën, kryen vetëvrasje në sy të policisë

Postuar: 19/06/2018 - 18:51

   Mëngjesin e së hënës në shtëpinë e Ismet Zekës, në lagjen ‘Dardania’ të Gjilanit, kishin zbarkuar njësitet policore, të shoqëruar nga Përmbaruesit Privatë, për të biseduar me Zekën 67 vjeç, rreth një kredie që ky i fundit e kishte marrë në njërën nga bankat që veprojnë në Kosovë. Por, derisa policia e Përmbaruesit ishin në oborrin e Zekës, ai për një moment ishte shmangur në një nga pjesët e shtëpisë së tij dhe me një plumb i kishte marrë jetën vetes. Express, ju sjell detaje nga ky rast

Ismet Zeka, 67 vjeçar nga qyteti i Gjilanit në mëngjesin e djeshëm i mori jetën vetes me një armë zjarri në katin e dytë të shtëpisë së tij. Ai këtë veprim e bëri derisa në oborr i kishin shkuar njësitet policore, të cilat ishin duke i asistuar Përmbaruesit Privatë. Zeka, siç duket, kishte pasur një kredi në njërën nga bankat që veprojnë në Kosovë në emër të firmës së tij ku ishte përfaqësues. Si pasojë e kësaj Përmbaruesi bashkë me përfaqësuesit e bankës i kishin kërkuar atij zgjidhje rreth këtij rasti.

Burime të Gazetës Express, bëjmë me dije se derisa këta të fundit provuan që të kontaktojnë me Ismet Zekën, ky i fundit për një moment i shmanget këtyre personave, duke shkuar në katin e dytë të shtëpisë së tij, ku rreth orës 10:10 tenton që t’ia marrë jetën vetes, duke shtënë me armë në kokë. Viktima nga policia dërgohet për në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku pas disa minutave vdes.

Express, të martën ka qëndruar në shtëpinë e viktimës, familjarët nuk kanë dashur që të deklarohen rreth kësaj çështjeje për shkak të gjendjes së tyre emocionale.

Ndërkohë që me këtë vdekje po merret prokuroria e shtetit. Këta të fundit këtë rast e ka quajtur si ‘vdekje të dyshimtë’. Për këtë rast kanë folur edhe zyrtarë të policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit po e hetojnë këtë rast.

“Policia e Kosovës nga rajoni i Gjilanit është njoftu dje në orët e paradites  që në lagjen ‘Dardania ka ndodhur një rast. Ekipet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para është  pa se një person është gjetë në gjendje të plagosur si pasojë e armës së zjarrit.  Me urgjencë është bartur për në spitalin rajonal të Gjilanit ku edhe përkundër përpjekjeve që kanë bërë mjekët kanë arritur vetëm që ta konstatojnë vdekjen. Besohet se personi ka shku i gjallë në spital”, i ka thënë Expressit, zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani. 

Dukuria e vetëvrajseve është rritur shumë së fundmi në Kosovë. Vetëm gjatë pesë muajve të para të këtij vitit janë më shumë e 15 persona të cilët kanë kryer vetëvrasje në forma të ndryshme. Së fundmi një 73 vjeçar nga Prishtina rreth orës 12:00, në rrugën “Fitim Duraku”, e ka gjuajtur me armë gruan e tij 66 vjeçe si dhe në fund i ka marrë jetën vetes.

Megjithatë nga policia po ashtu njoftojnë se në tremujorin e parë të këtij viti janë 4 raste të evidentuara si vetëvrasje. Por, sipas tyre duke u trajtuar nga ana policore janë edhe disa raste tjera që janë iniciuar si "vdekje e dyshimtë".

Ndërkohë që vitin e kaluar kanë qenë 32 vetëvrasje dhe 216 tentim vetëvrasjeje. Kur flasim për gjininë, viktimat e gjinisë mashkullore prijnë në kryerje të këtij akti, kurse për rastet e mbetura në tentativë ka më shumë raste të gjinisë femërore.

“Ne si polici, si në çdo paraqitje tonën, shfrytëzojmë rastin qe përmes mediave të apelojmë për raste të ndryshme e në rastin konkret apeli ynë u drejtohet atyre që kanë informata se persona të caktuar me probleme, që gjenden në një hidhërim të thelle dhe depresion,  për këto raste, për këta persona të lajmërojnë institucionet përkatëse, përfshirë policinë edhe pse puna rehabilituese, këshilluese u takon institucioneve, profesioneve tjera, ne do ta adresojmë problemin atje ku duhet në mënyrë që të kemi sa më pak raste të tilla”, thuhet në përgjigjen e policisë së Kosovës. /GazetaExpress

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Pete Marocco, po qëndron në Kosovë, në kuadër të një vizite në rajon.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova është e përkushtuar në luftimin ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.

Një operacion i gjerë është zhvilluar në Kosovë që ka çuar në arrestimin e 17 personave gjatë 24 orëve të fundit.

   Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, priti në një takim përfaqësuesen e re të Greqisë në

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kosovarët jetojnë një ”botë tjetër” për dallim nga myslimanët në Lindjen e Mesme.

   “Pjesëmarrja jonë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Erdoğan ka qenë konfirmim i relacioneve tona strategjike mes Kosovës dhe

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar në Londër me Rita Orën.

Një aksident i rëndë i mori jetën 5 personave të një familjeje të dielën në Kosovë.

   Republika e Kosovës vazhdon ta fuqizojë subjektivitetin e saj ndërkombëtarë në Organizata të ndryshme rajonale, evropiane dhe botërore

   Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit zyrtar në Mbretërinë e Bashkuar, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministri