Deputetët e PDK-së dhe ata të Vetëvendosjes rrezikuan përleshjen fizike, gjatë interpelancës për rastin e vdekjes së aktivistit të vetëvendosjes Astrit Dehari.

Situata u tensionua kur në foltore doli ministrja për Integrimet Europiane, Dhurata Hoxha. Deputetët e Vetëvendosjes nisën të godisnin tryezën, duke thërritur ministren kriminele.

Nuk vonoi reagimi i PDK-së, me deputetin Memli Krasniqi, i cili thuajse u përplas fizikisht me Liburn Krasniqin e Vetëvendosjes.

Nga ana tjetër nuk munguan as momentet pikante, siç ishte ai kur deputeti Milaim Zeka u ul për pak çaste në vendin e kryeministrit.