Thaçi: Strategjia e BE-së me qasje të padrejtë ndaj Kosovës

Postuar: 07/02/2018 - 18:32

   Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kritikuar Bashkimin Evropian në lidhje me Strategjinë e re të zgjerimit, duke vlerësuar se ajo ka dështuar që ta adresojë qartë perspektivën integruese të Kosovës në BE.

Në një shkrim në profilin e tij në rrjetin social, Facebook, Thaçi ka shkruar se “Kjo qasje jo e drejtë ndaj Kosovës është pasojë e mosnjohjes nga pesë shtete anëtare të BE-së, respektivisht e paaftësisë së BE-së për një qëndrim unik për Kosovën. Por, Kosova nuk do të zhytet në dëshpërim”, ka shkruar ai.

Thaçi i ka bërë thirrje edhe Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës që me urgjencë të tejkalojë gjendjen e izolimit, duke ratifikuar Marrëveshjen për vijën kufitare me Malin e Zi, e cila, sipas tij, do të sillte heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Urimeve për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës i është bashkuar edhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W.

Simboli “NEWBORN”, i vendosur para Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ka ndryshuar pamjen me rastin e 10-vjetorit të Pavarësis

17 shkurti i vitit 2008 kishte qenë një ndër ditët më të ftohta të vitit, mirëpo kjo nuk i kishte ndaluar qytetarët të dilnin dhe të fest

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar presidentin e Kosovës e gjithashtu mbarë qytetarët për 10-vjetorin e Pavarësisë së

   Mbretëresha Elizabeth II, në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Koso

   Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së

   Shteti i Kosovës është njohur nga Barbadosi, njofton Klan Kosova.

   Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka komentuar largimin e Prokurorit Special, David Schwendiman, nga detyra e tij

   Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, me të cilin ka diskut

Pak ditë na ndajnë nga 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, e kreu i qeverisë mori vendimin e zëvendësimit të flamurit kombëtar me atë sht