Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me homologun e tij. Hashim Thaçi ka publikuar në Facebook një foto, ku shfaqet me bashkëshorten e tij, si dhe me presidentin Trump së bashku me bashkëshorten, i cili i ka konfirmuar Thaçit se do të vazhdojë të përkrahë Kosovën.

“Bashkë me Lumen i takuam presidentin Donald Trump dhe zonjën e parë, Melania Trump, të cilët i falënderuam për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën. Presidenti Trump na rikonfirmoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugëtimin euroatlantik”- ka shkruar Thaçi.