Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Radishevë të Skenderajt, ku një person ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka plagosur edhe motrën e bashkëshortes dhe burrin e saj.

Personi, me inicialet XH.T, rreth të tridhjetave, është vetëdorëzuar më pas në polici.

Siç kupton Klan Kosova ai pasi ka lënë të vdekur gruan e tij me inicialet L.T., rreth të njëzetave, ka shkuar në fshatin Runikë ku ka plagosur motrën e gruas, rreth të tridhjetave dhe burrin e saj rreth të dyzetave.

Dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I dyshuari për vrasjen e rëndë me gruan e tij ka tre fëmijë, sa kanë edhe çifti tjetër që u plagosën nga ai.

Shkaqet e kësaj tragjedie ende nuk dihen.