Krimi trondit Italinë, tragjedi e 4-fishtë në një familje

Postuar: 12/02/2018 - 19:14

   Katër kufoma janë gjetur në një vilë në Kalabri, Itali. Të gjithë anëtarët e familjes, babai, nëna dhe dy fëmijët janë gjetur pa jetë.

Mendohet se ngjarja e rëndë është regjistruar në orët e vona të së dielës, por ende nuk është zbardhur dinamika e krimit nga ana e policisë. Nuk dihet ende kush ka qëlluar e më pas ka vrarë dhe veten. Tragjedia e 4-fishtë ka zënë faqet e para të shtypit italian.

Policia ka gjetur pa jetë Salvatore Giordano, 57 vjeç, gruan e tij Francesca Vilardi, 59 vjeçe dhe dy fëmijët Giovanni, 26 vjeç dhe Cristiana 31 vjeçe. Policia ka gjetur në shtëpi dy pistoleta pa leje, të cilat dyshohen se janë përdorur për të kryer tragjedinë.

Alarmi është dhënë nga vëllai i 57-vjeçarit, i cili është habitur kur Salvatore nuk është paraqitur në mëngjes në dyqanin që menaxhonin së bashku.

Kur zjarrfikësit hapën dyert e vilës u përballën me skenën e përgjakshme. Hetimet e nisura pritet të hedhin dritë më shumë mbi këtë ngjarje dhe autorin e tragjedisë së 4-fishtë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 59-vjeçar në Shijak ka kërkuar mbrojten e Gjykatës së Durrësit pasi ish-bashkëshortja e tij e dhunon psikologjikisht.

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte, kur një makinë në qytetin e Vlorës ka përplasur një fëmijë 3 vjeç.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e Eftmimiu Eftimius për lirim nga burgu duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

10-vjeçarja Noemi Preka është përcjellë mesditën e sotme për në banesën e fundit.

Të tjera detaje dalin në lidhje me aksidentin e frikshëm rrugor në afërsi të Maminasit në autostradë, ku humbën jetën një taksist nga Dur

Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri, i akuzuar për vjedhjen e përsëritur të kishës së “Shna Ndoit” dhe për dy vjedhje të tjera në kr

Disa persona janë shoqëuar nga Policia e Lezhës në lidhje me grabitjen e një dite më parë në një banesë, ku autorët dhunuan edhe kryefami

Autoritetet në Durrës kanë identifikuar drejtuesin e mjetit tip “Benz”, i cili dyshohet se mbrëmjen e së mërkurës shkaktoi aksidentin me

Policia e Durrësit ka arritur të identifikojë shoferin e automjetit tip “Benz” që shkaktoi aksidentin e rëndë me dy të vdekur në autostra

Pesë minatorë kanë mbetur të plagosur në minierën e Shëngjunit në Klos.