Policia greke ka sekuestruar një sasi droge ditën e sotme në kufirin e gjelbër. Sipas informacioneve, bëhet me dije se droga e kapur është 101 kilogram, po ashtu është sekuestruar dhe një armë e tipit kallashnikov.

Operacioni është zhvilluar nga policia greke në vendin e quajtur Kallpaq në Janinë. Një mjet i cili ishte nisur nga Shqipëria dhe po shkonte për në Janinë.

Mjeti drejtohej nga një grek 50-vjeç, i cili u arrestua. Në sediljet e pasme të mjetit 65 pako me 101 kg 350 gram marijuanë.

Ne sediljen e pasagjerit u gjet një armë zjarri automatike “Kallashnikov” me një krehër pa fishekë. U sekuestruan gjithashtu 200 euro dhe 2 celulare.