Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane në qytetin e Bolonjës pasi në automjetin e tij u kap rreth 105 kg marijuanë e konfeksionuar në pako.

Shqiptari i arrestuar me akuzën e trafikut të drogës së tipit marijuanë, është Rinardi Haxhiaj 35 vjeç, Në banesën e tij u sekuestruan rreth 5400 euro cash si dhe materiale që përdoren për konfeksionimin e drogës.

Arrestimi i shqiptarit është fryt i operacionit të disa ditëve më parë i koduar "Rexton" i cili çoi në shkatërrimin e dy grupeve trafikantësh shqiptarë dhe marokenë që trafikonin drogë në rajonin e Emilia Romagnës, në Lazio e në qytetin e Bolognas.