16-vjeçari grabit shtëpinë e tij me ndihmën e shokëve (FOTO)

Postuar: 12/03/2018 - 19:49

   Dy persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa dy të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë, për një grabitje të ndodhur të dielën në fshatin Shelqet, Vau i Dejës. Bëhet fjalë për grabitjen e një banese në pronësi të P. Z., pas së cilës fshihej djali i tij adoleshent dhe shokët e këtij të fundit.

Kështu në pranga kanë përfunduar Klovis Jeraj, 29 vjeç dhe S. J. 16 vjeç, të dy banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës. Ndërsa janë proceduar penalisht dhe ndiqen në gjendje të lirë djali i shtëpisë E. Z. 16 vjeç dhe R. K. 17 vjeç.

“Arrestimi i tyre u bë pasi me datën 11.03.2018, kanë organizuar dhe kryer vjedhjen e baneses së P. Z. në fshatin Shelqet, Vau Dejës. Nga veprimet e para hetimore dhe gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale sendet e vjedhura në banesë. Konkretisht janë; 680 000 Lekë të vjetra, 210 Euro, një sasi rreth 6 kilogram bizhuteri argjendi, një laptop, një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, si dhe tre aparate celularë“, thotë policia.

Ngjarja në fjalë, sqaron më tej policia, është organizuar dhe drejtuar nga i biri i pronarit të banesës, (E.Z.) ku është kryer vjedhja nga personat e lartpërmendur, të cilët janë shokët e tij.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën e lagjes ‘Nënë Tereza’ në Lezhë.

Një sherr masiv ka ndodhur para një lokali në qytetin e Vlorës.

Një 59-vjeçar nga Durrësi, i cili ishte me pushime në Dhërmi, ka humbur jetën ditën e djeshme.

Kontrolli i makinës nga policia i ka nxjerrë zbuluar lëndën narkotike që mbante në të, një të riu në Durrës.

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në “Rrugën e Kombit” por fatmirësisht nuk flitet për viktima, vetëm të plagosur.

Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen "18 Tetori" të Gjirokastrës.  

Një 29-vjeçar shqiptar është vetëdorëzuar tek autoritet italiane, pasi të hënën në mesnatë qëlloi me pistoletë xhaxhain e gruas së tij.

Tre persona janë arrestuar nga policia në Tiranë në vijim të luftës kundër drogës, ndërsa janë sekuestruar 63.2 gramë lëndë e dyshuar nar

Policia Rrugore ka marrë një aksion për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Shpërthimi me eksploziv që ndodhi në Tiranë gjatë orëve të natës, në katin e parë të një pallati që ishte përshtatur si dyqan, i përket s