Dy aksidente me autorë dy shoferë mjetesh që ishin të dehur, janë regjistruar të mërkurën në lagjen nr.17 në Durrës.

Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën dhe për këtë u arrestua në flagrancë një 38-vjeçar, ndërsa në aksidentin tjetër një 42-vjeçar përplasi me mjetin e tij një të moshuar. I plagosuri pasi mori mjekime në spital, u largua pa probleme për jetën.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS:

Aksidenti 1

Më datë 25.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.J, vjeç 38, banues në Durrës, pasi në lagjen 17, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin ka përplasur mjetin tjetër që drejtohet nga shtetasi G.Sh, vjeç 41, banues në Durrës. Neni 291 i Kodit Penal.

Aksidenti 2

Më datë 25.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin L.K. vjeç 42, banues në Durrës, pasi në lagjen 17, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin, ka aksidentuar shtetasin I.Sh, vjeç 78, banues në lagjen 17, i cili mori mjekime në spital dhe u largua për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.