Plagoset me biçak një person në Durrës, por pa dëmtime serioze.

Rasti është regjistruar në zonën e Plazhit në lagjen nr.13, ku shtetasi M.M., vjeç 20, ka plagosur shtetasin F.B., vjeç 41.

Policia njofton se i plagosuri ka marrë mjekim në spital dhe më pas u largua për në banesë.

Ndërsa për autorin, u referuan materialet në Prokurori.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M.M., vjeç 20, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 13, ka  ka plagosur më biçak, shtetasin F.B., vjeç 41, banues në Durrës, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 89 i Kodit Penal.