2.4 ton drogë/ Trafikantët shqiptarë përplasen me armë me policinë italiane

Postuar: 14/11/2017 - 11:38

Konsiderohet si sasia më e madhe e sekuestruar ndonjëherë në Ravena të Italisë ku janë kapur mbi 2.4 ton kanabis ndërkohë që në pranga kanë rënë tre shqiptarë.

Mediat italiane raportojnë se pas hetimeve u kapën 4 persona, një 26-vjeçar italian si dhe tre shqiptarë, 21, 27 dhe 53 vjeç. Tashmë të gjithë ndodhen pas hekurave nën akuzën e transportit të lëndëve narkotike por mes trafikanteve dhe policisë ka pasur përplasje me armë zjarri.

Hetimet rreth këtij grupi kriminal nisi pas një kontrolli të territorit, gjatë natës së të enjtes së kaluar nga karabinierët e Cervia-s dhe Milano Marittima. Patrulla e policisë pikasi një furgon rreth orës 04: 30 të mëngjesit përgjatë zonës së Savio-s, që të çonte në drejtim të Ravenës.

Në mjet kishte dy persona. Pas një ndjekje të shkurtër, furgoni që drejtohej nga 26-vjeçari italian u ndalua, ndërsa brenda tij kishte 2,4 ton marijuanë, 62 kg hashash, 4 kg vaj hashashi. Një sekuestrim ky i përmasave të mëdha sa i takon kësaj zone.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Fakti se përballë ka pasur një femër duket se nuk ka ndikuar aspak tek një 55-vjeçar nga Durrësi.

Policia shqiptare ka ekstraduar ditën e sotme një të dënuar në Angli.

   Një 52-vjeçar është dhunuar nga dhëndri në shtëpinë e këtij të fundit.

   Policia e Durrësit ka ndaluar një 27-vjeçar nga Shijaku, që rezultonte i shpallur në kërkim.

   Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtareje ka ndodhur pasditen e së premtes në kryeqytet.

 Një kalimtare është aksidentuar në kryeqytet para pak minutave.

Një 68-vjeçar është arrestuar nga efektivët e policisë pasi akuzohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një vajzë të re.

Dy automjete tip “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën ditën e djeshme në Durrës, në fshatin Hamallaj.

Policia ka arrestuar në flagrancë për lëndë narkotike 35-vjeçarin Aleks Ndreka, banues në fshatin Qafë Mali, Fushë Arrëz.

Një lokal në zonën e Plazhit në Durrës është përfshirë nga flakët gjatë natës.