Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme pranë Rinasit. Sipas të dhënave të para tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke u dëmtuar rëndë, ndërsa është plagosur një person.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtuesit, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve.