3 të armatosur lidhin të zotin e shtëpisë, e rrahin dhe e grabisin

Postuar: 12/01/2018 - 12:54

Tre shtetas të maskuar e të armatosur me armë zjarri, kanë grabitur një banesë, ku kanë rrahur e goditur me qytën e armës pronarin e saj.

Në Ksamil rreth orës 07:30, në banesën e P.L., (ndërtesë tre katëshe, e cila përdoret si shtëpi pushimi gjatë sezonit veror), kanë shkuar tre persona të cilët e kanë lidhur të zotin e shtëpisë dhe kanë dhunuar.

Autorët e maskuar i kanë marrë çelësat e banesës dhe kanë hyrë për të vjedhur. Më pas i kanë marrë dhe mjetin tip “Benz”, me targa AA 322 DP, dhe janë larguar.

Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Klajdi Gjeçi, që konsiderohet si një nga miqtë e Emiljano Shullazit pritet të dalë përballë togave të zeza ku do të njihet me masën e “ar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në lagjen “1 Maji” në qytetin e Vlorës, ku nënë e bir kanë humbur jetën tragjikisht pasi bane

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjirokastër.

Një qytetar nga Tirana është dënuar nga gjykata për “Mashtrim”, pasi ai është akuzuar për një ngjarje që ka ndodhur me këngëtarin e muzik

   Një konflikt mes dy burrave në lagjen nr.18 në Durrës ka degjeneruar deri në përdorimin e grushtave.

   Një aksident automobilistik ka ndodhur në Unazën e Re, në zonën pranë mbikalimit të Selitës.

   Vdekja e një burri në spitalin e Vlorës ka bërë që autoritetet të referojnë materialet hetimore në Prokurorinë e këtij qyteti për vepr

   7 kilogramë kokainë e pastër, me vlerë mbi 1 milionë euro, u sekuestruan nga policia rrugore e Modenës.

   Në gjendje të dehur në timon ndalohen nga policia, nis për ta procedimi penal.