Një 32-vjeçar me inicialet është vrarë me armë zjarri pas mesnatës në Dibër.

Sipas policisë, i riu është qëlluar me armë zjarri, në oborrin e banesës së tij në Maqëllarë.

Informacioni paraprak:

Më datë 20.03.2018, rreth orës 01:30, është vrarë me armë zjarri, në oborrin e banesës së tij në Maqellarë shtetasi E.K., rreth 32 vjeç.

Policia e Dibrës me të marrë njoftimin, ka shkuar në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli, si dhe po krihet e gjithë zona për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova të mundshme që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes.