Policia e Durrësit përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se një 37-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës së saj.

Sipas forcave blu të qytetit, shtetasja S.K., vjeç 37, banuese në Katund Sukth Durrës, më datë 17.04.2018, në banesën e saj, ka tentuar të vet’helmohet me fostoksinë, ndërsa nuk bëhen me dije shkaqet që kanë detyruar të renë të ndërmarrë aktin ekstrem.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës. Neni 99 e 22 të Kodit Penal.