Një javë pas denoncimit të pronarit të një dyqani ushqimor në zonën e plazhit, në Durrës, policia ka arritur të identifikojë autorët e vjedhjes së 6 shisheve me pije freskuese.

Sipas policisë, autorët janë 4 adoleshentë nga Durrësi, shtetasit V.GJ, K.M, A.M dhe L.B, respektivisht 16, 15, 16 dhe 15 vjeç,

4 të rinjtë, në datë 12 janar, kanë vjedhur në dyqanin e shtetasit A.L. 60 vjeç 6 pije freskuese dhe janë larguar menjëherë.

Një javë më pas, 4 adoleshentët përballen me akuzën për konsumimin e veprës penale “Vjedhje”.