Një 4-vjecare është helmuar gjatë pasdites së të shtunës në Delvinë, pasi ka pirë ilaçet e tensionit të gjyshes së saj aksidentalisht.

Mësohet se 4-vjecarja me inicialet F.A është dërguar fillimisht në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës dhe pas ndihmës së parë, është nisur me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

E mitura ka shkuar në spital në gjendje intoksikacioni me çrregullime elektrolitike.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.