Një 43 vjeçar në Gramsh është arrestuar nga policia për kanosjen e një mjeku në spitalin e këtij qyteti. Në pranga ka rënë shtetasi Bujar Hoda, 43 vjeç, banues në fshatin Vinë.

"Arrestimi i tij u bë pasi,  ky shtetas për motive të dobëta  ka kanosur me mjet prerës thikë  në oborrin e spitalit të Gramshit,  mjekun H.K, 58 vjeç, banues në Tiranë" thotë policia.

Pas marrjes së njoftimit  shërbimet  e Policisë kanë shkuar  menjëherë në vendngjarje, ku  kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua  edhe thika me të cilën autori kanosi mjekun.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës" dhe "Prodhimi,mbajtja, blerja apo shitja  pa leje e armëve të ftohta",  parashikuar nga neni 238 dhe 279 të Kodit Penal.