53-vjeçari i ekzekutuar dyshohet se u përfshi në vrasjen për gjakmarrje 7 vite më parë

Postuar: 10/08/2018 - 08:56

Fatbardh Lici është 53-vjeçari i cili mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm në Shkodër në një atentat me armë zjarri. Pak më parë, policia njoftoi se në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Viktima nuk ka qenë një emër i panjohur për policinë. Sipas burimeve nga grupi hetimor dyshohet se Lici u përfshi në vrasjen e Astrit Kurmemajt 7 vite më parë.

45-vjeçari Kurmemaj, i cili vuante dënimin në burgun e Shënkollit, u vra në mars të vitit 2011 ndërsa kishte dalë me leje.

Për policinë, vrasja e tij ishte për motive gjakmarrjeje, pasi babai i katër fëmijëve ishte i përfshirë në dy vrasje: e para në atë të Genc Muçës, për të cilën mori pafajësinë, dhe ajo e kushëririt të viktimës, Luan Muça, për të cilën ishte dënuar me 14 vjet burg.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

  • Vijon puna për ndalimin e personave të shpallur në kërkim

   Një 30-vjeçar shqiptar përfundon në prangat e policisë italiane.

  • Operacion policor antidrogë i koduar “Tattoo”, nga Komisariati i Policisë Nr.1 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkoti

   Policia ka arrestuar ne kushtet e flagrances 5 drejtues mjetesh, nga te cilet 4 ne gjendje te dehur dhe 1 i papajisur pa leje drejtimi

   Një burrë, megjithëse i izoluar në burg, ka gjetur mundësinë t'i dërgoje një “mesazh kërcënues” gruas.

   Janë ndaluar ditën e sotme 23 emigrantë në Devoll.

   Dy vëllezër, banues në Durrës, janë shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohen për dy vepra penale.

   Ky eshtë 60-vjeçari italian Piero Marmina (në foto), i cili u kap mbrëmjen e së mërkurës në portin e Durrësit në tentativë për të tran

Tre shtetas të huaj janë kapur nga policia në zonën e Shkozetit në Durrës, në autostradë.

Një person nga Durrësi, banues në fshatin Shkallë, ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri.