67-vjeçari nga Durrësi shkakton aksidentin e frikshëm, përplasen dy kamionë

Postuar: 12/07/2018 - 16:24

Një aksident i frikshëm është regjistruar në aksin Rrogozhinë-Kavajë. Dy kamionë janë përplasur në fshatin Gosë, ditën e djeshme e për pasojë ka përfunduar në spital drejtuesi i njërit automjet.

Nga burimet zyrtare mësohet se 67-vjeçari D.V., banues në Shkozet, Durrës, teksa drejtonte mjetin kamion tip "Scania", ka goditur nga mbrapa mjetin tip "Man", i ndaluar në korsinë e krahut të djathtë.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi E.E., vjeç 41, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të 67-vjeçarit u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit", sipas nenit 290 të Kodit Penal.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një bandë adoleshentësh është ndaluar nga policia e Durrësit, pasi në orët e vona të së martës ka sulmuar dy të rinj nga Tirana, të ci

   24 orët e fundit në akset rrugore të Durrësit janë regjistruar 3 aksidente, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Një 42-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit.

Një 39-vjeçare e shpallur në kërkim prej 3 vitesh, ka rënë në prangat e policisë së Korçës.

Një parukiereje i kanë vënë tritol ne dyqanin e saj në lagjen "Isa Boletini" në Vlorë.

Një shtetas shqiptar është gjetur i vrarë me plumb në kokë në Athinë.

Një 25-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi iu gjetën drogë, armë e municione luftarake.  Gjatë operacionit të koduar "Me

Ka shkuar në 2 numri i shqiptarëve të vdekur nga shembja e urës në Xhenova.

Një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e shembjes së urës në Xhenova, ditën e djeshme.Viktima është 22-vjeçari Marjus Djerri nga Shijaku.

Një adoleshent shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi kishte mbetur i plagosur në një aksident të disa ditëve më parë.