7 mijë euro ryshfet biznesmenit, ndalohen dy inspektorë tatimesh

Postuar: 10/01/2018 - 09:07

Dy inspektorë tatimesh janë ndaluar nga policia, pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet 7 mijë euro nga një biznes. Florjan Zhaka 35 vjeç me detyrë përgjegjës i zyrës, analizës dhe informacionit në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier dhe Asqeri Tahiraj 55 vjeç me detyrë Inspektor Zbatimi pranë Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Tatimeve Fier janë ndaluar.

Ndalimi i tyre u bë pas një hetimi dy mujor, pasi duke qenë me detyrë Inspektor Tatimor, i kanë kërkuar dhe marrë 7 mijë euro ryshfet një subjekti tregtar me qëllim shmangien e sanksioneve tatimore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Korrupsion pasiv" e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   2 shishe parfumi i kanë kushtuar prangat një 49-vjeçari nga Durrësi.

   Një 54-vjeçare, banore e fshatit Bubq në Fushë-Krujë ka humbur jetën, ndërsa po kthehej në shtëpi.

   Bledar Pura, shef i regjimit të burgut të sigurisë së lartë, 313 u sulmua me shkopinj bejsbolli në rrugën e Dajtit një ditë më parë.

   Policia e Tiranës ka vënë në pranga sot avokatin Gazmir Xhurxhi, i cili është denoncuar nga klienti i tij.

   Historia e Silvana Beqiraj, shqiptares që u gjet e vrarë 4 vjet më parë në Francë, është rikthyer sërish në vëmendjen e shtypit britan

Policia ka nisur hetimet ndaj një personi në Durrës, aksioner në një shoqëri private, pasi është gjetur i braktisur një mjet që i përket

Ditën e sotme, rreth orës 13:10, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Lundër, një shtetas ka hipur në shtyllën e një tensio

Shqiptari i arrestuar para dy vitesh pasi vrau gruan e tij greke me thikë, ka bërë një kërkesë për prindërit e viktimës.

Roja Kufitare dhe Delta Force kanë gjetur një gomone të braktisur në Radhimë në breg të detit mëngjesin e sotëm gjatë patrullimit dhe kon