70 kg drogë në sediljen e makinës, kapet trafikanti shqiptar (FOTO)

Postuar: 13/01/2018 - 17:14

Një 38 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Firence pasi akuzohet për trafik droge.

Arrestimi i shqiptarit u bë i mundur falë sinjalizimeve të investigatorëve italianë që informuan se 38 vjeçari shqiptar një ditë më parë kishte udhëtuar drejt jugut të Italisë për të tërhequr një sasi të konsiderueshme droge.

Rreth 70 kg marijuanë u sekuestruan në automjetin e tij të tipit Renault. Kjo sasi droge sipas policisë italiane arrinte vlerën  prej 350 mijë euro po të shitej në treg.

Lënda narkotike ishte e konfeksionuar në 4 thasë. Ndaj shqiptarit u lëshua urdhëri i arrestimit me burg dhe automjeti është vënë nën sekuestrimin e policisë italiane.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një 59-vjeçar i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme, duke u vetëvrarë.

   Dhimbja ka pllakosur familjen dhe të afërmit e Agim Bucit, i cili gjeti vdekjen mbrëmjen e së mërkurës teksa ndodhej në dyqanin e vogë

   Policia e Kukësit ndalon 75-vjeçarin, i cili dyshohet si autori i vrasjes së bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur më datën 04.04.20

   Një i ri i ka dhënë fund jetës ditën e djeshme pasi u hodh nga pallati në rrugën “Xhanfize Keko’ në Tiranë.

   Dy 37-vjeçarë nga Durrësi janë vënë nën ndjekje penale pas dy problematikave në lidhje me prindërit.

   Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia në fshatin Gurrë Klos të Matit.

   Dy vajza të reja kanë tentuar t'i japin fund jetës duke pirë ilaçe, njëra në Tiranë e tjetra në Lezhë.

   Instituti i Statistikave raportoi sot se, në tremujorin e parë 2018, janë evidentuar gjithsej 7.909 vepra penale, duke shënuar një rri

Kishte falsifikuar një pasaportë duke vendosur foton e tij në emër të dikujt tjetër dhe më pas ka tentuar të kalojë përmes portit të Durr

Policia ka nisur hetimet ndaj një 24-vjeçari nga Tirana, pasi akuzohet për vjedhje të një shume parash.