Kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj dhe 11 zyrtarë të tjerë të këtij institucioni janë paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Lezhës për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi akuzon për abuzim me pronat në Lezhë.

Në këtë seancë, nuk është paraqitur kryetari i Këshillit të Qarkut të Lezhes, Gjok Ndoka, një nga të arrestuarit për tjetërsim të pronave tek Rana e Hedhun.

Për shkak të problemeve shëndetësore me zemrën, Gjok Ndoka, xhaxhai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ndodhet në spital për të marrë trajtim mjekësor. Rivlerësimi i masës së sigurisë ndaj tij do të bëhet në ambientet e spitalit.