Policia greke ka publikuar fotot e tre pedofilëve që abuzonin me fëmijët, të cilët janë arrestuar në Selanik. Dy prej tyre janë shqiptarë. Ata janë Altin Gega 24 vjeç, Jorgo Bulicko 22 vjeç si dhe 83-vjeçari grek Dimitrio Panitsidi.

Ata akuzohen për sulme seksuale ndaj të miturve në periudhën 2016-2017. Aktet kriminale i kryenin në bashkëpunim edhe me nënën e disa prej këtyre fëmijëve. Ajo është arrestuar gjithashtu nga policia.