Një adoleshente ka gjetur vdekjen në spitalin “Nënë Tereza” në kryeqytet këtë të mërkurë pasi sipas policisë, dyshohet se është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, një ditë më parë.

Vajza 17 vjeçe me iniciale G.H. është gjetur nga familjarët në gjendje të rëndë mbrëmjen e djeshme dhe është transportuar në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ka ndërruar jetë.

Policia ka nisur hetimet për të hedhur dritë mbi shkaqet që mund të kenë çuar adoleshenten drejt aktit ekstrem.