Një aksident ka ndodhur në qendër të Durrësit tek Mauzoleumi i Dëshmorëve.

Një automjet tip "BMW X5" me targa  Tr 62 63 N, ka përplasur një qytetar i cili po udhëtonte me bicikletë.

I moshuari i cili lëvizte me bicikletë u përplas në tokë pasi mjeti i tij përfundoi poshtë rrotave të fuoristradës.

Qytetarët i dhanë ndihmën e parë te aksidentuarit ndërsa rrëfejnë të tmerruar ngjarjen.

Personi në foton e mëposhtme është i aksidentuari.