Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në “Rrugën e Kombit” por fatmirësisht nuk flitet për viktima, vetëm të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë para hyrjes së Tunelit në Kalimash. Mjeti i aksidentuar më rëndë lëvizte nga Kosova në drejtim të Tiranës.

Në videon e siguruar nga “BalkanWeb” vihet re se përplasja ka qenë shumë e fortë pasi makina ka përfunduar poshtë hekurave të trafikndarëses.

Gjithsesi personi që po kujdeset për trafikun i pyetur nga udhëtarët nëse ka vdekur njeri, thotë që kanë shpëtuar.