Një aksident me 8 të plagosur ka ndodhur në aksin Milot-Rrëshen, ku një autobuz është përplasur me një karotrec. Të plagosurit janë dërguar në spital, ku sipas informacioneve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjeti tip autobus i drejtuar nga shtetasi N.M. me mjetin tip karrotrec të drejtuar nga shtetasi E.P.

Për pasojë, janë lënduar 6 shtetase, pasagjere në mjetin tip autobus, drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip karrotrec, të cilët janë dërguar në spital, për ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.