Një trajler është përfshirë në një aksident të rrezikshëm paraditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të urës së Shkozetit.

Drejtuesi i trajlerit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen e autostradës duke spostuar një pjesë të saj, në krahun tjetër të autostradës, në aksin Tiranë-Durrës.

Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale të shumta, ndërsa për drejtuesin nuk raportohet të ketë pësuar lëndime.

Fatmirësisht aksidenti nuk u përshkallëzua në përfshirjen e mjeteve të tjera, çka mund të kishte çuar në pasoja më të rënda. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

Ndiqni pamjet më poshtë nga vendi i aksidentit, të filmuara nga operatori i “DurrësLajm”.