Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën e Rinasit, ndërsa kanë mbetur të përfshirë tre automjete. Policia bën me dije se nga aksidenti janë plagosur burë e grua, konkretisht Sh. K., 71 vjeç, banues në Durrës dhe N. K., 62 vjeçe. Mjetet e përfshira në aksident janë një tip ‘Benz, një ‘Fiat’ dhe ‘Opeli’ që drejtohej nga çifti i bashkëshorteve të plagosur të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut.

“Më datë 18. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit A. H., dhe A. C., 21 dhe 25 vjeç, banues në Fushë Krujë e Tiranë, pasi në rrugën e Rinasit, këta shtetas duke drejtuar respektivisht mjetet tip “Benz” dhe “Fiat”janë përfshirë në një aksident rrugor me mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin Sh. K., 71 vjeç, banues në Durrës, ku për pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i mjetit “Opel” dhe pasagjerja shtetasja N. K., 62 vjeçe, banuese në Durrës. Neni 290 i Kodit Penal”– thuhet në njoftimin e policisë.