Pas aksidentit të rëndë në Shkodër, ku humbi jetën drejtuesi i njërit prej dy mjeteve të përplasura dhe djali i tij 8-muajsh një tjetër aksident me përfshirjen e disa makinave ka ndodhur në autostradë.

Aksidenti në autostradë ka ndodhur në afërsi të Domjes, ku disa makina janë përplasur mes tyre dhe nuk dihet nëse ka të plagosur.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga JOQ, mjetet janë përplasur kokë më kokë.