Dy makina janë përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës para pak minutash.

Një automjet tip “Fiat” ka përplasur një “Benz” që ishte duke lëvizur para tij. Siç shihet edhe në foto, dëmtimet janë të shumta, ndërsa nuk raportohet ende për të plagosur.

Njeri nga mjetet ka targat AA 902 CM dhe tjetri AA 673 RV.

Autostrada është bllokuar dhe dhjetëra mjete janë bllokuar në një radhë të gjatë kilometrike.