Një aksident me pasojë një këmbësore të lënduar është shkaktuar ditën e djeshme në Durrës. Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur në lagjen numër 15.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se shtetasi L.P vjeç 58, banues Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Skania”, ka aksidentuar këmbësoren L.GJ, vjeç 56, banuese në Durrës.

56-vjeçarja e aksidentuar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për drejtuesin e mjetit.