Një grua shqiptare ka humbur jetën në një aksident këtë të hënë rreth orës 16:00, në Piacenza të Italisë.

Një makinë tip "Ford Fusion" dhe një furgon "Fiat Scudo" janë përplasur kokë më kokë.

Përplasja rezultoi fatale për 45-vjeçaren shqiptare, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, e cila mbeti e vdekur.

I plagosur, por jo në gjendje të rëndë për jetën ka mbetur një 17-vjeçar i cili ndodhej në një makinë me 45-vjeçaren shqiptare.

Ndërsa drejtuesi i fugonit raportohet se nuk ka pësuar lëndime. Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.