Një shqiptar është përplasur për vdekje nga një automjet në autostradën A13 Bologna-Padova në Itali, rreth orës 15.00. Sipas mediave vendase, viktima është 44 vjeç kurse identiteti i tij nuk është bërë me dije.

Shqiptari ishte shofer i një kamioni dhe kishte ndaluar në korsinë e emergjencës për të rregulluar ngarkesën e kamionit.

Në momentin që doli nga mjeti, u përplas nga një makinë “Volksëagen Passat” që drejtohej nga një 54-vjeçar. Fatkeqësisht shqiptari ndërroi jetë menjëherë.

Policia shkoi në vendngjarje dhe mbylli autostradën për disa minuta. Drejtuesi i mjetit që përplasi për vdekje 44-vjeçarin shqiptar u shoqërua për t’u marrë në pyetje në lidhje me shkaqet e ngjarjes.

Aksidenti tragjik shkaktoi rradhë kilometrike në autostradë dhe vetëm rreth orës 16.30 trafiku u kthye në normalitet.